​Kanada shënon ngritje të produktit të brendshëm bruto me 0.5 për qind

Amerika

​Kanada shënon ngritje të produktit të brendshëm bruto me 0.5 për qind

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Produkti i brendshëm bruto real i Kanadasë (PBB) u rrit 0.5% në tremujorin e dytë të këtij viti, njoftoi sot organi statistikor i vendit.

PBB-ja reale u rrit me 0.4% në tremujorin e parë.

“Shpenzimet më të larta të konsumit përfundimtar të qeverisë, investimet e biznesit në strukturat inxhinierike dhe makineritë dhe pajisjet, si dhe shpenzimet e familjeve për shërbime në tremujorin e dytë u moderuan nga rënia e eksporteve, ndërtimi i banesave dhe shpenzimet e familjeve për mallra”, tha Statistics Canada në një deklaratë.

Në tremujorin e dytë 2024, shpenzimet e qeverisë u rritën 1.5%, ndërsa shpenzimet e biznesit për makineri dhe pajisje u rritën 6.5%.

Rritja e shpenzimeve të familjeve u ngadalësua në 0.2% në periudhën prill-qershor, pas rritjes 0.9% në periudhën janar-mars, sipas agjencisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat