Meksikë, 15 të vdekur në përleshjet e dhunshme midis grupeve të kartelit Sinaloa

Amerika

Meksikë, 15 të vdekur në përleshjet e dhunshme midis grupeve të kartelit Sinaloa

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe rreth 20 janë rrëmbyer që nga e hëna në shtetin Sinaloa, në veriperëndim të Meksikës, në incidente të lidhura me konfrontimin midis grupeve rivale të kartelit të fuqishëm të drogës në rajon, thanë prokurorët.

Konfliktet e armatosura që tronditin Culiacan, kryeqytetin e këtij shteti meksikan, pasojnë arrestimin e Ismael “El Mayo” Sabada së bashku me Joaquin “El Chapo” Guzmán, i cili po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA.

Sabada u arrestua më 25 korrik nga autoritetet amerikane së bashku me Joaquin Guzmán López, një nga djemtë e famëkeqit “El Chapo” . Në letrën e tij, ai akuzon Joaquin Guzmán López se i ka ngritur një kurth për ta çuar në tokën amerikane.

Sipas guvernatorit të Sinaloa-s, konfliktet janë ndezur mes pasardhësve të Ismael “El Mayo” Sabada dhe djemve të Joaquin “El Chapo” Guzmán, të ashtuquajturit “Los Chapitos “.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat