Trump sërish me pretendime raciste ndaj haitianëve, reagon ashpër Biden

Amerika

Trump sërish me pretendime raciste ndaj haitianëve, reagon ashpër Biden

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 11:25
Biden dhe Trump

Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-së, ka vazhduar me retorikën raciste ndaj emigrantëve nga Haiti në Springfield, Ohio.

“Në Springfield, Ohio, 20 mijë emigrantë ilegalë haitianë kanë zbritur në një qytet me 58 mijë banorë, duke shkatërruar mënyrën e tyre të jetesës. Ata e kanë shkatërruar vendin”, tha ish-presidenti amerikan gjatë një konference për shtyp në Los Angeles.

Ndaj këtyre pretendimet ka reaguar presidenti amerikan, Joe Biden, i cili bëri thirrje që t’i jepet fund sulmeve ndaj komunitetit Haitian.

“Është thjesht e gabuar. Kjo nuk ka vend në Amerikë. Kjo duhet të ndalet – ajo që ai po bën. Duhet të ndalet”, tha ai.

Theksojmë se ish-presidentit për herë të parë pretendoi se emigrantët në Springfield po vjedhin qentë dhe macet, me të cilat kafshë më pas po ushqehen.

Ndryshe, gjatë muajit qershor, administrata e Bidenit zgjeroi Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme për qindra mijëra haitianë në Shtetet e Bashkuara, një program i vjetër që mbron emigrantët e ligjshëm nga dëbimi dhe u jep atyre leje pune.

Shkaku i luftërave të bandave në Haiti janë zhvendosur më shumë se gjysmë milioni njerëz ndërsa gati pesë milionë të tjerë përballen me mungesë ushqimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat