Sondazhi i ri pas debatit Harris – Trump, CNN: S’ndryshon asgjë, zëvendëspresidentja kryeson

Amerika

Sondazhi i ri pas debatit Harris – Trump, CNN: S’ndryshon asgjë, zëvendëspresidentja kryeson

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 16:48
Kamala Harris dhe Donald Trump

Një sondazh i ri pas debatit në ABC News zbulon se zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris kryeson ndaj ish-presidentit Donald Trump mes votuesve të mundshëm, me diferencë të pandryshuar nga sondazhi paraprak në fund të gushtit, raporton CNN.

Në përgjithësi, 52% e votuesve të mundshëm e mbështesin Harris, 46% Trump në sondazh. E njëjta diferencë që u gjet mes votuesve të mundshëm në një sondazh nga 23 deri në 27 gusht.

Gratë që ka të ngjarë të votojnë më shumë për Harris (55%), ndërsa burrat kanë të ngjarë të ndahen në mënyrë të barabartë, 49% për secilin.

Sondazhi sugjeron se Harris ka një avantazh të gjerë midis votuesve të mundshëm më të rinj se 30 vjeç, 59% e mbështesin atë krahasuar me 40% që e mbështesin Trumpin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat