Të shtënat në afërsi të Trump, reagon Kamala Harris: Dhuna nuk ka vend në Amerikë!

Amerika

Të shtënat në afërsi të Trump, reagon Kamala Harris: Dhuna nuk ka vend në Amerikë!

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 22:46
Kamala Harris/ Donald Trump

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila kandidon kundër Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka lëshuar një deklaratë për incidentin.

Kandidatja demokrate për zgjedhjet shkruan se dhuna nuk ka vend në Amerikë. Ajo shprehet e lumtur që Trump është i sigurt.

"Unë jam informuar për raportet e të shtënat me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida, dhe jam e lumtur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë. " shkroi ajo në "X".

Më herët pati një reagim edhe nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa gjithashtu raportohet se kanë nisur hetimet nëse ishte ish-presidenti shenjestra e të shtënave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat