Më shumë forca policore kanë mbërritur në vendngjarje ku kishte të shtëna armësh afër Trumpit
Më shumë automjete policie janë fotografuar pranë Klubit Ndërkombëtar të Golfit të Trump, West Palm Beach, ku ish-presidenti ishte kur dolën raportet për incidentin e të shtënave.
Policia tashmë ka konfirmuar se ka një të dyshuar të mundshëm në paraburgim, raporton BBC.
Ndërkaq, Trump ka deklaruar se është mirë, duke theksuar se askush nuk do të mund ta ndalë.