Donald Trump ishte në vrimën e pestë në kursin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach, Florida, kur ai u përplas përtokë nga agjentët e sigurisë nga frika e një tentative për t'i vrarë pasi u dëgjuan të shtëna me armë zjarri aty pranë, përcjell Bota sot.
Vrima e pestë në cepin verilindor të fushës së golfit është pak më shumë se 300 metra (328 jard) nga gardhi rrethues jugor.
Agjentët e Shërbimit Sekret që po patrullonin kursin një deri në dy vrima përpara zotit Trump, panë një tytë pushke që kalonte nëpër gardh.
Gardhi shkon përgjatë bulevardit Summit, ku u vendos një kordon policie dhe oficerët u panë duke kontrolluar shkurret në kufi me fushën e golfit. Aty u gjet një armë automatike tip AK-47 dhe një skop, dy çanta shpine dhe një pajisje GoPro.
Nuk dihet ende nëse i dyshuari ka qëlluar i pari, ka gjuajtur fare, apo nëse ka qëlluar vetëm Shërbimi Sekret.
I dyshuari, 58-vjeçari Ryan Routh, iku me një fuoristradë të zezë Nissan.
Ai u ndalua nga policia duke vozitur drejt veriut në autostradën I-95, rreth 46 milje dhe 43 minuta me makinë nga fusha e golfit.