Drejtori në detyrë Ronald Rowe Jr i Shërbimit Sekret amerikan ka thwnw se pas atentatit ndaj Donald Trump në korrik, Shërbimi Sekret “rriti asetet” për të.
“Në ditët që pasuan, Joe Biden e bëri të qartë se donte nivelet më të larta të mbrojtjes për Trump dhe Kamala Harris”, shtoi ai.
“Shërbimi Sekret lëvizi për të mbështetur rritjen e aseteve dhe nivelin e kërkuar të mbrojtjes dhe ato mbrojtje ishin vendosur dje”, u tha ndër tjera.
Ai theksoi se dje një agjent i Shërbimit Sekret që po fshinte zonën, e pa të dyshuarin e armatosur dhe “menjëherë e zbrazi armën e tij të zjarrit”.
“Subjekti i cili nuk kishte një vijë shikimi me Trump u largua nga vendi i ngjarjes. Ai nuk qëlloi asnjë të plumb në drejtim të agjentit tonë”, shtoi ai.
Trump më pas u zhvendos në një vend të sigurt.
“Aktivet e shtuara ishin në vend dje”, tha për fund.