Momente paniku kanë përjetuar pasagjerët e një fluturimi nga Medellin për në Barranquilla, Kolumbi, pasi avioni me të cilin udhëtonin u godit nga një stuhi tropikale.
Pamjet e publikuara në internet tregojnë udhëtarët në një fluturim nga Medellin në Barranquilla, të dy në Kolumbi, duke u kapur pas ndenjëseve dhe duke bërtitur dhe duke u lutur njëkohësisht.
Në pamundësi për t’u ulur në tokë, piloti devioji fluturimin në vendpushimin e afërt bregdetar të Kartagjenës.
Sipas shërbimit meteorologjik, avioni u godit nga një stuhi tropikale që solli erëra deri në 45 mph. Stuhia preku shumë zona në departamentet e Atlántico, Magdalena dhe Bolívar, duke shkaktuar dëme materiale.
Stuhia e fortë shkuli pemët, dëmtoi çatitë dhe ndërpreu energjinë elektrike në disa qytete të Kolumbisë.