Amerikanja shiti pronën për të jetuar në një anije turistike, por shkaku i një gabimi “ëndrra nuk i realizohet”

Amerika

Amerikanja shiti pronën për të jetuar në një anije turistike, por shkaku i një gabimi “ëndrra nuk i realizohet”

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Jenny Phenix nga Florida, shiti pasurinë në mënyrë që të mund të udhëtonte nëpër botë me anijen e lundrimit Villa Vie Odyssey.

Por, ëndrra iu shkatërrua kur iu ndalua të hipte në anije për shkak të mesazheve që dërgonte përmes WhatsApp, raporton thetelegraph.

Në një grup WhatsApp, Phenix shprehu pakënaqësinë për vonesën katërmujore të lundrimit, e cila ia prishi planet që kishte në Miami.

Ajo shprehu gjithashtu shqetësimin se puna në anije mund të vazhdojë pas nisjes, duke e detyruar atë të përdorë një kabinë të përkohshme.

Pas këtyre mesazheve, ajo është njoftuar se kontrata i është shkëputur për shkak të “sjelljes që ndikon negativisht në moralin e komunitetit”.

Kathy Villalba, shefi operativ i anijes, tha se ata morën rreth një duzinë ankesash prej saj.

Phenix pohon se nuk ishte kurrë e vrazhdë dhe se këto ishin biseda private. Sipas saj, zhgënjimi i pasagjerëve u rrit për shkak të vonesave të vazhdueshme dhe shumë e falënderuan atë që u bëri pyetje të rëndësishme në emër të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat