​Aksionet amerikane rriten pas uljes së nivelit të normës së Fed

Amerika

​Aksionet amerikane rriten pas uljes së nivelit të normës së Fed

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Bursat kryesore amerikane shënuan rritje sot pasi Rezerva Federale uli normën e interesit.

Dow Jones u rrit 362 pikë ose 0.87% në 41,864 në 9.51 të mëngjesit EDT (13:51 GMT). S&P 500 u rrit me 70 pikë ose 1.25% në 5,697. Ndërkohë, Nasdaq Composite u rritën me 340 pikë ose 1.93% në 17,913.

Fed uli normën e interesit me 50 pikë bazë në një interval midis 4.75% - 5% të mërkurën, duke filluar lehtësimin monetar në mënyrë agresive. Ky veprim shënoi shkurtimin e parë nga banka qendrore që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Indeksi i dollarit amerikan u rrit 0.44% në 101.03, ndërsa euro qëndroi stabil në raport me dollarin duke u tregtuar me 1.1119 dollarë.

Ari u shtua 0.7% në 2,577 dollarë për ons dhe argjendi u rrit 2.5% në 30.82 dollarë. Çmimet e naftës u rritën rreth 0.7%, me standardin global të naftës bruto brent në 74.14 dollarë për fuçi dhe standardi amerikan West Texas Intermediate në 70.44 dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat