Zyrtarët amerikanë besojnë tashmë se një marrëveshje armëpushimi në Gazë mes Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, nuk pritet të arrihet përpara përfundimit të mandatit të Presidentit Joe Biden në janar.
Lajmi u njoftua të enjten nga gazeta amerikane 'Wall Street Journal'.
Gazeta citoi zyrtarë të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Pentagon, por pa i përmendur ata.
Uashingtoni ka thënë më parë se 90% e marrëveshjes për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ishte arritur, por hendeku mes palëve ishte krijuar rreth pranisë izraelite në atë që njihet si korridori i Filadelfit, në kufirin e Gazës me Egjiptin si dhe mbi specifikat për lirimin e të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet Izraelite./VOA