Nën masa të forta të sigurisë personale, kandidati republikan për president - Ish-Presidenti Donald Trump, zgjodhi I vendlindjen e tij Nju Jorkun, të rinisë fushatën për zgjedhjet e 5 nëntorit.
Në kantonin Uniondale, 16 mijë mbështetës të tij në pallatin e sportit "Nassau Coloseum" në Long Island - New York, u mblodhën që ti bëjnë atij një pritje të jashtëzakonshme, të paktën kështu shkruan shtypi njujorkez.
Ndërsa Trumpi ishte duke ju drejtuar mbështetsve entusiast u tha atyre se përpjekjet e fundit për ta vrarë atë e kishin e "shtuar vendosmërinë e tij" për të qëndruar deri në fund në garë.
Madje ai u shpreh i sigurt gjatë fjalës së tij duke parashikuar se ai do të ishte dhe kandidati i parë republikan që do të fitonte shtetin e Nju Jorkut, në 40 vjet.
"Këto takime me vdekjen time(duke iu referua dy atentateve te fundit) nuk e kanë thyer vullnetin tim," u tha kandidati republikan presidencial, Donald Trumpi (78 vjeç),rreth 16,000 mbështetësve të tij që ishin mbledhur në sallën e sportit "Nassau Coliseum" vetëm pesë ditë pasi një person i armatosur u gjet i fshehur në shkurret jashtë fushës së golfit të Trumpit në Mar Logo - Florida, teksa ai po luante një raund.
“Ata më kanë dhënë vërtet një mision shumë më të madh dhe më të fortë. Ata vetëm e kanë shtuar vendosmërinë time për të përdorur jetën time: "Për ta bërë Amerikën përsëri të madhe për të gjithë amerikanët, për ta vënë Amerikën në radhë të parë,” shtoi Trumpi.
"Arsyeja pse jam këtu," i tha Trumpi turmës së zhurmshme, ishte sepse "ne do të fitojmë Nju Jorkun".
“Kjo është hera e parë në shumë e shumë vite që një republikan mund ta thotë me ndershmëri dhe ne do ta bëjmë atë”, shtoi Trumpi.
Kur ish-presidenti Donald Trump pyeti turmën besnike të mbështetësve në Uniondale, Nju Jork në Long Island se çfarë duhet të humbasë shteti duke votuar për të, ai nuk u përball me gjë tjetër veç brohoritjeve, USA/USA, Trumpi-Trumpi!
“Unë u them njerëzve të Nju Jorkut, se jeni duke jetuar me krimin në nivele rekord, me terroristë dhe kriminelë që po vërshojnë, dhe me inflacionin që ju ha zemrën, andaj votoni për Donald Trumpin: Çfarë dreqin keni për të humbur?” ju drejtua disa herë turmës brohoritëse.
Ish-presidenti, shkroi HuffPost, renditi një sërë arsyesh pse njujorkezët duhet të mbështesin kandidatin republikan, dhe të votojnë atë, më 5 nëntor, për diçka që ata nuk e kanë bërë që kur Ronald Reagan fitoi rizgjedhjen kundër ish-zëvendëspresidentit të Jimmy Carter/Walter Mondale, në 1984.
Donald Trumpi hodhi këtë shprehje si një argument të vjetër retorik, të përvjedhur nga fushata e Ronald Regan, për të pyetur turmën se çfarë duhet të humbasë duke votuar për të, pra për të votuar Donal Trumpin.
"Ne kemi kampe të tmerrshme, emigrantesh të neveritshme, të rrezikshme, të ndyra të drogëve dhe njerëzve të pastrehë që jetojnë në vendet ku fëmijët tanë deri dje luanin Baseball të Little League, të cilin ata nuk mund ta kenë më, apo jo?" pyeti ai.
Ai pretendoi se në qytetin e Nju Jorkut, ishin ngritur disa kategori krimesh të dhunshme, duke përfshirë grabitjen dhe sulmin e bizneseve dhe banesave të qytetarve.
"Trenat dhe metrotë janë nga më të këqijat për miliona udhëtar në ditë në Nju Jork," tha ai.
“Bizneset po ikin, turmat e emigrantëve të paligjshëm po vendosen në hotele luksoze me shpenzimet tuaja, ndërsa veteranët tanë të nderuar po jetojnë në trotuaret "e ftohta e të pista" ose me avullin e tuneleve, pikërisht, në mënyrën se si po trajtohen nga kjo administrat emigrantët që hyjnë nga Meksika, duke i futur në hotel”, tha Trumpi.
Po simbas shtypit njujorkez në një moment të dukshëm të vullnetit të mirë, Trumpi, u zotua të mos mbajë mëri ndaj Nju Jorkut, për zyrtarët e që e ndjekin atë në çështje civile dhe penale, në mënyrë që ata të mund të punojnë së bashku për të përmirësuar cilësinë e jetës në shtetin dhe qytetin e lindjes së tij- Nju Jorkun.
“Pavarësisht gjithë persekutimit që kam duruar nga sistemi gjyqësor i korruptuar në Nju Jork,” shtoi Trumpi, i cili u dënua më 30 maj për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur pagesat e parave të heshtura, “Unë i dua të gjithë njerëzit e drejtësisë së këtij shteti .”
Më pas ai ju kthye premtimeve: "Unë do të zvogëloj taksat tuaja, do të zvogëloj krimin tuaj dhe do të zvogëloj nivelet tuaja të stresit," vazhdoi ai - duke përsëritur platformën e tij për eliminimin e taksave federale për bakshish, pagat jashtë orarit dhe përfitimet e Sigurimeve Shoqërore: "E vetmja gjë që unë do të rris janë të ardhurat tuaja dhe dashuria juaj për shtetin Shtetet e Bashkuara të Amerikës."
“Zoti tani më ka kursyer jetën – O Zot!, faleminderit – jo një herë, por dy herë”, tha Trumpi.
Përpjekja e fundit “ishte e dyta në tetë javë nga një person i dhunshëm i së majtës radikale”, tha ish-presidenti.
“Ky vrasës i mbrapshtë i mundshëm arriti pak - 100 metra larg vendit ku qëndroja unë. Por fatmirësisht, agjenti ynë i shquar i Shërbimit Sekret, dhe ata janë të jashtëzakonshëm, vuri re tytën e pushkës së tij në shkurre. A mund ta besoni këtë?”
Trump e kritikoi Harrisin për pozicionet e diskutueshme të politikës nga fushata e saj e vitit 2019 për nominimin demokrat, duke përfshirë premtimet e saj për të ndaluar frakimin për naftën dhe gazin natyror, heqjen e sigurimit shëndetësor privat dhe autorizimin e ndryshimeve seksuale falas për emigrantët e paligjshëm të burgosur.
“Një ditë pas zgjedhjeve, të gjitha këto gjëra do të kthehen”, tha Trumpi.
Ish-presidenti Donald Trump në Nassau Coliseum më 18 shtator 2024 e përdori fjalimin për të goditur dhe performancën e Harris për çështjet përfshirë kufirin SHBA-Meksikë –
Trumpi, i cili është në një garë të ngushtë kundër Harris në sondazhet kombëtare dhe të shteteve të lëkundura, në një moment citoi një sondazh që e tregonte atë 5% në nivel kombëtar.
Trumpi u mburr gjithashtu me sondazhet e publikuara të mërkurën pasdite nga sindikata Teamsters që tregonin se gati 60% e anëtarëve të sindikatës mbështetën kandidaturën e tij kundër Harris.
“Isha i nderuar që mora miratimin e anëtarësimit në radhë të Teamsters. I dua Teamsters”, tha Trump.
Në mënyrë tipike, ai tha: "Është automatike, që ata mbështesin demokratët, automatikisht - për shumë e shumë dekada. Por e dini çfarë? Ata ndryshuan ata thanë, ‘Nuk do të mbështesim më demokratët(Harrisin).”
Presidenti i 45-të njoftoi gjithashtu se po përgatitej të vizitonte Aurora, Colorado, dhe Springfield, Ohio.