Hilary Clinton flet për jetën e saj me Bill-in: Të gjitha martesat kanë ulje-ngritje

Amerika

Hilary Clinton flet për jetën e saj me Bill-in: Të gjitha martesat kanë ulje-ngritje

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 11:46
Bill Clinton

Ish-sekretarja e Shtetit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kandidatja për Presidente e Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, foli hapur për CNN për martesën e saj me Bill Clinton dhe sfidat që ata kaluan në çift.

“Askush nuk e di se çfarë ndodh në një martesë, përveç dy njerëzve që janë në të. Dhe çdo martesë që unë njoh ka uljet dhe ngritjet e saj, për fat jo publike. Ju duhet të merrni vendime që janë të duhura për ju, dhe unë nuk do t’i thoja askujt të qëndronte i martuar ose të divorcohej”, tha Clinton për CNN.

Ajo shtoi se ajo dhe Bill janë mirënjohës që mund të thonë se janë në këtë fazë të jetës, sepse kanë nipër e mbesa dhe kohë së bashku.

“Mëngjesin e nisim duke luajtur lojëra drejtshkrimore në shtrat. Dhe Bill është një lojtar kaq i mirë, ai fiton pothuajse menjëherë. Ne po kalojmë mirë duke ndarë këtë jetë që kemi qenë së bashku për gati 50 vjet. Është mirë për ne dhe ky është mesazhi im”, tha Hillary.

Martesa e Hillary dhe Bill Clinton pati dhe një skandal në mes të presidencës së tij, kur u zbulua se ai kishte një lidhje me Monica Lewinsky, në atë kohë punonjëse e Shtëpisë së Bardhë.

Pavarësisht skandalit dhe zbulimit publik të detajeve më të vogla nga Zyra Ovale, çifti ka mbetur bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat