Ligji i ri në Kaliforni kufizon/ndalon përdorimin e celularëve nga nxënësit e shkollave

Amerika

Ligji i ri në Kaliforni kufizon/ndalon përdorimin e celularëve nga nxënësit e shkollave

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Ligji i nënshkruar dje nga guvernatori nis krijimin e kushteve e rregullave për kufizimin e ndjeshëm të përdorimit të celularit nga nxënësit e studentët deri në vitin.

Zonat shkollore në Kaliforni do të krijojnë kuadrin e rregullave për kufizimin e përdorimit të celularëve nga nxënësit sipas një ligji të ri të nënshkruar nga guvernatori Gavin Newsom.

Ligji kufizon ose ndalon studentët të mbajnë celularët brenda kampuseve mesimore, ose kur janë nën-mbikqyrjen e stafit shkollor e akademik.

Kalifornia bëhet kështu shteti amerikan i radhës që limiton aksesin e të rinjve te celulari për të minimizuar largimet e vëmendjes dhe për të reduktuar pasojat në shëndetin e tyre mendor, siç është raprotuar më herët nga monitoruesit e rrjeteve sociale.

“Ligji ka si qëllim të ndihmojë fokusimin e të rinjve në zhvillimin shoqëror e akademik dhe te bota e vërtetë para tyre, për sa kohë ata janë në ambjentet arsimore”, thuhet në deklaratën e  Newsom.

Florida, Louisiana, Indiana dhe shtatë shtete të tjera në SHBA kanë kaluar ligje të ngjashme për kufizimin e celularëve në shkolla.

Kritikët e masës thonë se politika nuk duhet të lihet për t’u zbatuar nga mësuesit, apo se rregullat veshtirsojnë komunikimet me nxënësit në raste emergjence.

Ndërsa mbështetësit thonë se rregullat e reja “kanë ndryshuar totalisht kulturën në shkollë” ku nxënësit kalojnë më shumë kohë duke folur me njëri-tjetrin dhe jo duke ndjekur rrjetet sociale apo duke regjistruar sfida në Tik-Tok.

Mësuesit kanë raportuar për më shumë angazhim nga nxënësit që prej zbatimit të kufizimeve në shkollën e Santa Barbara prej vitit të shkuar, tha nën-drjetëoresha ShaKenya Edison, për rrjetin The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat