“Problemi nuk zgjidhet me luftë”, Blinken nga OKB: Izraeli dhe Hezbollahu të ndalojnë përshkallëzimin

Amerika

“Problemi nuk zgjidhet me luftë”, Blinken nga OKB: Izraeli dhe Hezbollahu të ndalojnë përshkallëzimin

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 20:36
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken i bëri sot thirrje Izraelit dhe Hezbollahut që të ndalojnë “përshkallëzimin e konfliktit” dhe paralajmëroi se lufta e gjithanshme do të ishte katastrofike për rajonin dhe popullin e tij.

Në Nju Jork, ku Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është duke zhvilluar punimet, Blinken tha se SHBA po punonte për një plan për të ulur tensionet dhe për të lejuar mijëra izraelitë dhe libanezë të kthehen në shtëpitë që duhej të evakuonin në zonën kufitare.

“Mënyra më e mirë për ta arritur këtë nuk është lufta,” tha Blinken, duke shtuar se një marrëveshje diplomatike për të tërhequr forcat nga kufiri do të krijonte një mjedis të sigurt dhe do t’i lejonte njerëzit të kthehen në shtëpi.

Zyrtarët izraelitë thanë se ka disa ide për të qetësuar situatën, por se ato nuk janë ende specifike. Disa mund të diskutohen sot në një takim të posaçëm të Këshillit të Sigurimit për Libanin, të thirrur nga Franca.

“Ne, duke përfshirë shumë partnerë në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, botën arabe, evropianët dhe të tjerët, tani jemi të fokusuar në një plan de-përshkallëzimi.” Nëse ka një luftë gjithëpërfshirëse, që nuk ka dhe ne po punojmë për ta shmangur atë, problemi nuk do të zgjidhet realisht”, tha Blinken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat