Kërcënimi për jetën e Trump nga Irani, ish-presidenti: Biden duhet të kanosë Teheranin me përgjigje ushtarake nëse unë prekem

Amerika

Kërcënimi për jetën e Trump nga Irani, ish-presidenti: Biden duhet të kanosë Teheranin me përgjigje ushtarake nëse unë prekem

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 20:39
Ish-presidenti Donald Trump

Ish-presidenti Donald Trump tha se Presidenti Biden duhet të kërcënojë me një përgjigje masive ushtarake Iranin nëse ai do të përpiqet ta vrasë atë.

Ai tha në një tubim elektoral në Karolinën e Veriut se Biden duhet të lëshojë një kërcënim masiv masiv ndaj Iranit në rast se Trump dëmtohet.

Zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane e informuan Trump për kërcënimet nga Irani për ta vrarë.

Trump, i cili ka pasur dy tentativa të dështuara për vrasje, tha se Biden duhet t’u komunikojë liderëve të Iranit se “Nëse bëni ndonjë gjë për të dëmtuar këtë person, ne do të shkatërrojmë qytetet tuaja më të mëdha dhe vetë vendin”.

“Jemi nën kërcënim. Unë jam kërcënuar shumë drejtpërdrejt”, i tha Trump një turme pranë Charlotte.

Ai përsëriti kërcënimin më vonë në fjalët e tij. Ai tha se kërcënimi duhet të jetë: “Vendi juaj do të shkatërrohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat