SHBA-ja akuzon iranianë për hakimin e fushatës së Trumpit

Amerika

SHBA-ja akuzon iranianë për hakimin e fushatës së Trumpit

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 21:10
Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump.

Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi akuzat ndaj tre anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Ata akuzohen për hakimin e fushatës presidenciale të Donald trupit dhe për tentim që të pengojnë zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit.

Departamenti amerikan i Thesarit, ndërkaq tha po ashtu se ka vendosur sanksione ndaj shtatë anëtarëve të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike.

Ngritja e kësaj akuze është përpjekja e fundit e administratës të presidentit Joe Biden, për të luftuar përpjekjet e huaja për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Në garën për Shtëpinë e Bardhë janë ish-presidenti republikan Trump, dhe nënprsidentja demokrate, Kamala Harris./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat