Vullnetarë, policë e zyrtarë pyjorë punonin sot në Florida për të ndihmuar me pasojat urraganit tragjik që shkatërroi mes të tjerash një qytezë me 700 banorë në veriperëndim të gadishullit.
Kryebashkiaku i Ceday Key tha se dëmet ishin të mëdha.
Rrugë shtëpi e biznese u përfshinë nga uji i stuhisë, shumë prej tyre të shkatërruara.
Por ishte Cedar Key që ndjeu forcën shkatërrimtare të uraganit, i cili shkatërroi dhjetëra shtëpi të drunjta .
“Kisha jetuar gjithë jetën këtu, të thyen zemrën që e sheh të shkatërruar. Nuk do të kemi pushim këtu tani,” tha Gabe Doty, zyrtar i ujërave e kanalizimeve të qytetit.
Në të tjera zona rreth 2 milionë amerikanë ishin sot pa energji elektrike dhe të dëmtuar nga uji i reshjeve, që raportohet se shkaktoi 44 të vdekur në shtetet lindore të SHBA.
Energjia elektrike ishte rikthyer në disa zona por një pjesë e mirë mbeteshin në errësirë, thanë autoritetet e rrjetit të furnizimit.