Qytetet në Florida kërkojnë ndihmë pas shkatërrimit e vdekjeve të uraganit në brigjet lindore

Amerika

Qytetet në Florida kërkojnë ndihmë pas shkatërrimit e vdekjeve të uraganit në brigjet lindore

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 20:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Vullnetarë, policë e zyrtarë pyjorë punonin sot në Florida për të ndihmuar me pasojat urraganit tragjik që shkatërroi mes të tjerash një qytezë me 700 banorë në veriperëndim të gadishullit.

Kryebashkiaku i Ceday Key tha se dëmet ishin të mëdha.

Rrugë shtëpi e biznese u përfshinë nga uji i stuhisë, shumë prej tyre të shkatërruara.

Por ishte Cedar Key që ndjeu forcën shkatërrimtare të uraganit, i cili shkatërroi dhjetëra shtëpi të drunjta .

“Kisha jetuar gjithë jetën këtu, të thyen zemrën që e sheh të shkatërruar. Nuk do të kemi pushim këtu tani,” tha Gabe Doty, zyrtar i ujërave e kanalizimeve të qytetit.

Në të tjera zona rreth 2 milionë amerikanë ishin sot pa energji elektrike dhe të dëmtuar nga uji i reshjeve, që raportohet se shkaktoi 44 të vdekur në shtetet lindore të SHBA.

Energjia elektrike ishte rikthyer në disa zona por një pjesë e mirë mbeteshin në errësirë, thanë autoritetet e rrjetit të furnizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat