Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka autorizuar ushtrinë amerikane të forcojë praninë e saj në Lindjen e Mesme.
Pentagoni tha në një deklaratë se mund të vendosë forca brenda një afati të shkurtër kohor dhe se SHBA mbetet e fokusuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe forcave amerikane në rajon, mbrojtjen e Izraelit dhe de-përshkallëzimin e situatës.
"Austin ka rritur gatishmërinë e forcave shtesë amerikane për dislokim për t'iu përgjigjur më mirë një sërë situatash të paparashikuara.
Austin e ka bërë të qartë se nëse Irani ose aleatët e tij e përdorin këtë moment për të synuar personelin apo interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullin tonë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Patrick Ryder.