“Luftë” mes bandave në Ekuador, 7 të vrarë

Amerika

“Luftë” mes bandave në Ekuador, 7 të vrarë

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 20:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Shtatë persona u vranë, kur persona të armatosur hapën zjarr në një vend ku bëhen “luftime gjelash” në Ekuadorin e goditur nga dhuna e bandave, tha policia.

Disa nga viktimat në të shtënat e së dielës kishin deri në 40 plagë plumbash, raportoi policia në komunën perëndimore të Samborondon në X.

Nuk specifikohet se kush ishin viktimat apo motivi i të shtënave.

Mediat lokale raportuan për dhjetëra të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat