Ka shkuar mbi 150 numri i të vdekurve në shtetet juglindore të SHBA-së për shkak të fatkeqësive të shkaktuara nga uragani “Helene”, i cili javën e kaluar mbërriti në vijën bregdetare të Floridas me kategorinë 4, transmeton Anadolu.
Në rajon vazhdojnë efektet negative të uraganit “Helene”, i cili goditi bregdetin e Floridës me një shpejtësi prej afërsisht 225 kilometrash.
Autoritetet deklaruan se të paktën 150 njerëz kanë humbur jetën në Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Georgia, Florida dhe Virginia, ku erërat e forta dhe shirat janë efektive.
Zyrtarët nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (FEMA) njoftuan gjithashtu se për shkak të fatkeqësive të shkaktuara nga uragani “Helene”, më shumë se 1.000 njerëz qëndrojnë në strehimore.
Autoritetet njoftuan se më shumë se 150 mijë familje kanë aplikuar për ndihmë dhe se në zonat e prekura nga uragani janë dërguar ndihma ushqimore dhe ujë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet të vizitojë këtë javë zonat e prekura nga uragani.
Uragani “Helene”
Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së njoftoi se uragani “Helene” goditi bregun veriperëndimor të Floridës me një shpejtësi prej rreth 225 kilometrash. Uragani në një periudhë të shkurtër përfshiu shtetet Georgia, Virginia, Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut dhe Tennessee.
Në Florida, shteti që uragani goditi fillimisht, kishte ndërprerje të energjisë në më shumë se 1,2 milion shtëpi dhe biznese, si dhe 1 milion në Georgia, 1,3 milion në Karolinën e Jugut dhe 600 mijë shtëpi dhe biznese në Karolinën e Veriut.
Presidenti Biden shpalli “gjendje fatkeqësie” në Florida dhe Karolinën e Veriut dhe urdhëroi “ndihmë federale” për të prekurit nga uragani.