Sherifi futet në zyrën e gjyqtarit në Kentucky dhe e qëllon për vdekje me armë, mbi të shkrep disa plumba

Amerika

Sherifi futet në zyrën e gjyqtarit në Kentucky dhe e qëllon për vdekje me armë, mbi të shkrep disa plumba

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 15:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Sherifi i qarkut Lechter në Kentucky të SHBA,ve Shawn “Mickey” Stines, 43-vjeç, po akuzohet për vrasje.

Në pamjet e lëshuara në procesin gjyqësor, e shfaq atë duke u futu brenda zyrës së “mikut” të tij të vjetër – gjyqtarit Kevin Mullins, mbi të cilin shti me armë – duke e lënë të vdekur në vend.

Videoja është provë materiale në procesin gjyqësor që ka filluar ndaj tij, ku Stines shihet duke shtënë disa herë mbi 54-vjeçarin derisa ai po qëndronte i ulur prapa tavolinës.

Mullins kishte tentuar të fshihet prapa tavolinës derisa Stines shtiu mbi të, por pa ndonjë sukses.

Në seancën gjyqësore u tha se Stines kishte gjetur numrin e vajzës së tij në telefonin e Mullins dhe ishte përpjekur të telefononte vajzën e tij nga telefoni i gjyqtarit, mes spekulimeve të vazhdueshme për një motiv të mundshëm për të shtënat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat