Uragani “Helene” në SHBA, mbi një milion banorë pa energji elektrike

Amerika

Uragani “Helene” në SHBA, mbi një milion banorë pa energji elektrike

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Më shumë se një milion banorë kanë mbetur pa energji elektrike në juglindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi uragani Helene la  gjurmë shkatërrimtare në gjashtë shtete javën e kaluar.

”Rreth 1,3 milionë persona janë ende pa energji elektrike në rajon, duke përfshirë gati 500 000 vetëm në Karolinën e Jugut”, sipas të dhënave nga faqja e internetit PowerOutage.

Numërimet e fundit të medias amerikane sugjerojnë se të paktën 162 njerëz kanë vdekur që nga stuhia që goditi në veriperëndim të Floridës.

Autoritetet po i përgjigjen dëmit katastrofik, me guvernatorin e Georgia, Brian Kemp, që pezulloi përkohësisht taksën e benzinës së shtetit me urdhër ekzekutiv për të lehtësuar komunitetet e mbetura të varura nga karburanti për të furnizuar shtëpitë e tyre.

Presidenti i SHBA, Joe Biden pritet të vizitojë zonat e prekura në Karolinën e Jugut, ndërsa zëvendëspresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, do të vizitojë shtetin vendimtar për zgjedhjet, Georgia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat