Obama nis fushatën për Kamala Harris, të enjten do të shfaqet në Pitsburg

Amerika

Obama nis fushatën për Kamala Harris, të enjten do të shfaqet në Pitsburg

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 13:25
Foto nga takimi

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, do të bëjë fushatë për zëvendëspresidenten e vendit dhe kandidaten demokrate për president Kamala Harris deri në zgjedhjet e 5 nëntorit, shkruan Washington Post.

Obama do të nisë fushatën e tij të enjten në Pittsburgh, sipas një zyrtari të lartë të fushatës, i cili foli në kushte anonimiteti.

Obama dhe gruaja e tij, Michelle, ofruan zyrtarisht mbështetjen e tyre për kandidaturën e Harris korrikun e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat