Fushata aktuale zgjedhore tregon rrezikun për Amerikën se ajo është afër përsëritjes së trashëgimisë shtypëse të aparteidit!

Amerika

Fushata aktuale zgjedhore tregon rrezikun për Amerikën se ajo është afër përsëritjes së trashëgimisë shtypëse të aparteidit!

Nga: H.R. Më: 5 tetor 2024 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Fyerjet kundër Haitianëve me ngjyrë si "ngrënës të kafshëve shtëpiake" dhe sulmet raciste të drejtuara ndaj Zëvendës Presidentes Kamala Harris nxjerrin në pah një prirje dypartiake të përdorimit të racës si një armë politike, por nëse nuk kontrollohen këto veprime,kërcënojnë  të minojnë vetë themelet e shoqërisë amerikane.

Në këto veprime, unë shoh një të vërtetë shqetësuese të njohur!

Pavarësisht se kush fiton në nëntor, Shtetet e Bashkuara do të dalin më të ndara nga ana racore sikurse  më heret. Të dyja partitë politike manipulojnë racën, duke përdorur shpesh herë stereotipe të dëmshme për të nxitur frikën dhe për të siguruar mbështetjen e votuesve. Komenti i Presidentit Biden "nuk je i zi" dhe sulmet ndaj trashëgimisë së Kamala Harris tregojnë se sa të thella janë rrënjët e shfrytëzimi racor në politikë, duke krijuar një mjedis, ku sulmet racore jo vetëm që tolerohen, por edhe përdoren si mjete strategjike.

”Pyetja nuk është nëse Amerika do të vazhdojë në këtë rrugë të shtypjes racore, por nëse do të zgjedhë të ndryshojë kursin para se të jetë tepër vonë”!

Duke qenë dëshmitare e aparteidit në Afrikën e Jugut, unë shoh paralele alarmante. Aparteidi dehumanizonte  qytetarët jo të bardhë, ndërsa zbatonte supremacinë e bardhë. Megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk janë ende një shtet racor i institucionalizuar, shenjat paralajmëruese janë të frikshme. Taktikat e shtypjes zgjedhore, siç janë  ligjet e identitetit të votuesve, prekin në mënyrë disproporcionale amerikanët me ngjyrë, duke kujtuar 'ligjet e pasaportave' të Afrikës së Jugut që kufizonin lirinë e lëvizjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve jo të bardhë.

Dhuna e policisë kundër komuniteteve me ngjyrë pasqyron gjithashtu dhunën e sanksionuar nga shteti që përdoret për të ruajtur aparteidin. Retorika e vazhdueshme politike që rrethon imigracionin dhe ringjalljen e ndalimit të myslimanëve përforcon më tej ndarjet racore dhe fetare dhe tjetërson komunitetet pakicë.

Përmbysja e kësaj tendence kërkon që politikanët që përdorin retorikë të ngarkuar racore , qofshin ato delikate të hapura, të jenë përgjegjës përpara ligjit. Ky ndryshim kulturor duhet të njohë dëmin që shkakton shfrytëzimi racor, por kjo kërkon standarde më të larta nga vetë udhëheqësit.

Udhëheqësit e politikës duhet të trajtojnë shkaqet rrënjësore të pabarazisë racore dhe t'u japin përparësi politikave që ngrisin komunitetet e margjinalizuara. Investimi në arsim, kujdes shëndetësor dhe mundësi ekonomike për të gjithë amerikanët, pavarësisht racës, do të ndihmojë në shërimin e ndarjeve të thella që rrënojnë aktualisht kombin amerikan.

Një nga shembujt më të pastër moral,  mund të gjendet në trashëgiminë e gjyshit tim, Nelson Mandelës. Ai pas 27 vitesh burg, doli i përkushtuar për pajtim, jo ​​për hakmarrje. Besimi i tij se edhe plagët më të thella të shoqërisë mund të shërohen përmes faljes dhe veprimit kolektiv na kujton se ndarjet racore nuk janë të përhershme. Kjo mund të kapërcehet me guxim dhe angazhim të përbashkët ndaj drejtësisë.

Për norvegjezët, megjithatë, ekziston një shembull më shtëpinë e tyre!

Në fillim të këtij viti, pata nderin të vizitoja Oslo-n për të marrë pjesë në konferencën Words Matter, një forum i dedikuar për të luftuar epideminë (në  rritje) të gjuhës së urrejtjes.

Gjatë asaj ngjarjeje mësova se si Norvegjia iu përgjigj sulmeve të tmerrshme në vitit 2011. Në vend që t'i dorëzoheshin frikës ose të synonin një grup të caktuar norvegjezësh,  përqafuan një parullë  kombëtare: "më shumë demokraci, më shumë hapje dhe më shumë humanizëm".

Kjo përgjigje u përqendrua në unitetin dhe jo ndarjen, njëherit kaloi në moment  tragjedie t’papërshkrueshme në një mundësi për të forcuar identitetin kombëtar të vendit, diçka që Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të humbasin nëse kursi aktual i polarizimit racor vazhdon pa kurrfarë kontrolle!

 SHBA për të qenë në gjendje të promovojnë një identitet kombëtar të rrënjosur në drejtësi dhe vlera të përbashkëta, kërkohet një koalicion i gjerë dhe unik i cili bashkon politikanët, gazetarët, mësuesit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Një koalicion i tillë duhet të fokusohet në detyrën vendimtare të luftimit të urrejtjes, ç’montimit të pabarazive sistematike dhe promovimit të kohezionit social.

Kjo është pikërisht arsyeja pse ngjarja Words Matter e prillit në Oslo,   më bëri kaq shpresëdhënëse. Organizatorët kishim përmbledhë së bashku një grup të ndryshëm liderësh, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Oslos dhe ish-kryeministrin Kjell Magne Bondevik, së bashku me përfaqësues nga politika, shoqëria civile, media, arsimi dhe besimi.

Në mënyrë që në SHBA të zhvillohet një identitet kombëtar me të vërtetë kuptimplotë i rrënjosur në vlerat reale, është thelbësore një udhëheqje e fortë besimi, ashtu siç ishte në Afrikën e Jugut me Desmond Tutu. Në fund të fundit, besimi ende luan një rol të rëndësishëm në jetën e miliona amerikanëve, duke formësuar vlerat dhe perspektivat e tyre.

Kjo është arsyeja pse u inkurajova kur pashë Dr. Mohammad Abdulkarim Al-Issa, udhëheqësin e OJQ-së më të madhe islame në botë, Lidhjes Botërore Muslimane, në mesin e udhëheqësve në Oslo.

Dr. Al-Issa theksoi fuqinë e madhe të besimit për të mbështetur zgjidhjen e konflikteve dhe për të ndërtuar identitetin kombëtar, madje edhe në shoqëritë laike. Udhëheqja e tij, që nga udhëheqja e delegacionit të parë islamik në Aushvic për të nderuar viktimat e Holokaustit e deri te fjalimet në disa nga kishat më të mëdha ungjillore në Shtetet e Bashkuara për të kundërshtuar paragjykimet islamofobike në Jug, ndriçon një të vërtetë vendimtare, se ndryshimi shoqëror kërkon liderë moralë që mund të humanizojnë. "tjetri" në të gjitha dallimet.

Siç tha një herë gjyshi im, Nelson Mandela “Askush nuk lind duke urryer një person tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes apo fesë së tij. Burrat duhet të mësojnë të urrejnë, dhe nëse mund të mësojnë të urrejnë, ata gjithashtu mund të mësohen të duan, sepse dashuria vjen më natyrshëm në zemrën e njeriut sesa e kundërta.”

Mundësia e shërimit dhe ndryshimit është e arritshme, por kjo rrugë kërkon një refuzim të qartë të shfrytëzimit racor në politikë dhe një investim të sinqertë në ngritjen e komuniteteve të margjinalizuara.

Vetëm atëherë Amerika mund të fillojë të shërojë plagët e saja racore dhe të ndërtojë një të ardhme ku çdo qytetar do të trajtohet me dinjitet dhe respekt, pavarësisht racës dhe  prejardhjes!

Ndileka Mandela është një shkrimtare, aktiviste sociale dhe drejtuese e një prej organizatave më të shquara të Afrikës së Jugut për zhvillimin rural, “Fondacioni Thembekile Mandela”, i cili punon me arsimimin, shëndetin, përparimin e  grave dhe të rinjëve në fshatrat rurale. Ajo është mbesa më e madhe e Nelson Mandelës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat