​Stuhia më e fuqishme në 100 vjetët e fundit, miliona njerëz ikin nga Florida

Amerika

​Stuhia më e fuqishme në 100 vjetët e fundit, miliona njerëz ikin nga Florida

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 19:33
Stuhia

Florida po përgatitet për një nga stuhitë tropikale më të forta në njëqind vitet e fundit.

Uragani Milton është nisur drejt brigjeve të SHBA-së dhe autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve që të evakuohen menjëherë.

Milton është fuqizuar në kategorinë 5 dhe mund të jetë stuhia më e fortë që ka goditur ndonjëherë Florida.

Shumica e shkollave në Florida janë të mbyllura dhe disa shkolla po përdoren si strehimore shtesë.

Guvernatori Ron DeSantis ka bërë të ditur se Garda Kombëtare e Floridës po përgatitet për operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

“Ky është mobilizimi më i madh i Gardës Kombëtare të Floridës për një operacion kërkimi dhe shpëtimi në historinë e shtetit të Floridës”, tha ai.

DeSantis tha se janë rreth 9 mijë roje në terren, një e treta e të cilëve vijnë nga jashtë shtetit dhe 26 ekipe kërkim-shpëtimi janë gati.

“Ata janë aktualisht të pozicionuar pranë vendeve të mundshme të ndikimit përgjatë Bregut Perëndimor për të filluar operacionet e shpëtimit emergjent sapo të kalojë stuhia”, tha ai.

Shumë tornado të konfirmuar tashmë kanë goditur pjesë të Floridës Jugore dhe më shumë dyshohet se do të pasojnë.

“Ky është një mjedis shumë i favorshëm për tornadot e shpejta dhe të rrezikshme”, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i Motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat