​Pacientët që u transplantuan me organe në Brazil ishin të infektuar me HIV

Amerika

​Pacientët që u transplantuan me organe në Brazil ishin të infektuar me HIV

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 22:55
Ilustrim

Gjashtë pacientë në Brazil kanë rezultuar pozitivë për HIV pasi janë transplantuar me organe të infektuara, thanë zyrtarët.

Zyra e Ministrisë së Shëndetësisë në Rio de Zhaneiro tha se laboratori përgjegjës për kryerjen e testeve mbi organet e dhuruara u pezullua pasi organet nga dy donatorë u transplantuan në gjashtë persona nga lista e transplantimit të shtetit.

Edhe pacientë të tjerë iu nënshtruan testeve për të përcaktuar nëse organet që morën ishin të infektuara.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, testohen edhe të gjitha organet e ruajtura në laborator që nga dhjetori i vitit 2023, kur ai institucion ishte i angazhuar. “Ky është një rast i paprecedentë”, thuhet në deklaratë. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve.

Autoritetet shëndetësore u kontaktuan kur një pacient i transplantimit të zemrës u ankua për probleme shëndetësore dhe rezultoi pozitiv për HIV. Dy pacientë të tjerë që morën nga një veshkë ishin gjithashtu të infektuar.

Mjekët janë të shqetësuar se një dështim kaq serioz mund të minojë besimin e publikut në shërbimin e dhurimit të organeve dhe të zvogëlojë numrin e dhuruesve.

Shërbimi i Transplantimit i Rio de Zhaneiros u krijua në vitin 2006 dhe ka ndihmuar më shumë se 16 mijë njerëz me organe të dhuruara, njoftoi qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat