Tërmeti i fuqishëm godet Kosta Rikën, regjistrohen lëkundje sizmike me magnitudë 6.2

Amerika

Tërmeti i fuqishëm godet Kosta Rikën, regjistrohen lëkundje sizmike me magnitudë 6.2

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur pjesët veriperëndimore të Kosta Rikës.

Por sipas informacioneve të deritanishme nuk ka shkaktuar dëme serioze.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte afër bregut të Paqësorit të Kosta Rikës, rreth 65 kilometra në veriperëndim të Tamarindo, afër kufirit me Nikaraguan, ku u ndje tërmeti, raporton AP.

Sipas raportit të USGS, tërmeti ishte në një thellësi prej rreth 18 kilometrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat