​Ish-presidenti më i vjetër i SHBA-së voton Kamala Harris

Amerika

​Ish-presidenti më i vjetër i SHBA-së voton Kamala Harris

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 21:12
Jimmy Carter

Jimmy Carter, i cili tha se donte të jetonte mjaftueshëm për të votuar për Kamala Harris, hodhi votën e tij me postë sot në përputhje me bindjen e tij, 15 ditë pasi kremtoi datëlindjen e 100-të.

Ish-politikani demokrat ka përfituar nga rasti për të votuar herët në shtetin Xhorxhia ku jeton në vendlindjen e tij.

Nipi i tij tha për Atlanta Journal-Constitution, se Carter i besoi familjes së tij se ishte më e rëndësishme për të që ishte gjallë për të votuar në zgjedhjet presidenciale të këtij viti sesa të jetonte 100 vjet. Më në fund ia arriti të dy qëllimet.

Carter, një president me një mandat nga viti 1977 deri në 1981, jeton i izoluar dhe nën përkujdes për shkak të mos së shtyrë në shtëpinë e tij. Ai është ish-presidenti më i vjetër i SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat