Përmbytjet izolojnë Karolinën e Veriut, 100 të zhdukur pas uraganit Helene

Amerika

Përmbytjet izolojnë Karolinën e Veriut, 100 të zhdukur pas uraganit Helene

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Nëntëdhjetë e dy persona mbetën të pagjetur në Karolinën e Veriut, ndërsa shteti amerikan merret me pasojat e uraganit Helene.

“Dua të paralajmëroj se ky nuk është një numërim përfundimtar, sepse grupi i punës po vazhdon kërkimet,” tha Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper, duke shtuar se numri do të luhatet me ardhjen e raporteve të reja.

Stuhia, e cila arriti në tokë më 26 shtator, ka marrë të paktën 118 jetë në Karolinën e Veriut, duke shkuar në një total prej 243 vdekjesh në shumë shtete.

Përmbytjet e rënda dhe rrëshqitjet e dheut kanë izoluar qytete të tëra, duke komplikuar përpjekjet për rikuperim.

Cooper theksoi rreziqet e paraqitura nga dezinformatat që kanë nxitur kërcënime kundër reaguesve federalë.

“Rrjedha e vazhdueshme dhe e rrezikshme e dezinformatave ngjall konfuzion dhe demoralizon të mbijetuarit e stuhisë dhe punonjësit e reagimit,” tha ai.

Administratorja e FEMA, Deanne Criswell dënoi armiqësinë ndaj punonjësve të ndihmës, duke thënë: “Është zemërthyese të shohësh fjalë ose akte aktive urrejtjeje ndaj kujtdo, e lëre më reaguesit federalë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat