Një i vdekur dhe disa të plagosur pas të shtënave në Universitetin Shtetëror Albany të Georgias

Amerika

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas të shtënave në Universitetin Shtetëror Albany të Georgias

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 20:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën nga të shtënat gjatë fundjavës në Universitetin Shtetëror Albany në Georgia, tha një zyrtar i shkollës.

Sipas autoriteteve, të shtënat ndodhën të shtunën mbrëma në kampusin lindor të universitetit në Albany, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Si gjithmonë, siguria e studentëve, fakultetit dhe stafit tonë janë prioriteti numër një i këtij institucioni”, ka thënë një zyrtar në një deklaratë të dielën.

Në një deklaratë të universitetit thuhet se ata mësuan për një incident që ndodhi në kampus rreth orës 20:50 të shtunën, më 19 tetor 2024.

“Jemi informuar se gjashtë persona kanë pësuar lëndime. Fatkeqësisht, një prej tyre raportohet se ka vdekur. GBI (Byroja e Hetimit) po udhëheq hetimin dhe po asistohet nga agjencitë shtetërore dhe lokale. Përditësimet do të sigurohen kur informacioni bëhet i disponueshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat