Djemtë e El Chapo po negociojnë me qeverinë amerikane – kundër kujt dëshirojnë të dëshmojnë?

Amerika

Djemtë e El Chapo po negociojnë me qeverinë amerikane – kundër kujt dëshirojnë të dëshmojnë?

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 17:19
Ovidio dhe Joaquin Guzman Lopez

Ovidio dhe Joaquin Guzman Lopez, djemtë e ish-udhëheqësit famëkeq të kartelit Sinaloa, Joaquin “El Chapo” Guzman, kanë nisur negociatat me autoritetet amerikane për dënime më të vogla dhe për këtë arsye janë gati të dëshmojnë kundër një figure tjetër të rëndësishme brenda këtij karteli.

Avokati që përfaqëson vëllezërit Guzman njoftoi se negociatat janë në vazhdim dhe se në këmbim të një dënimi të reduktuar me burg, dyshja do të dëshmojnë kundër Ismael “El Mayo” Zambada, lideri aktual i kartelit Sinaloa.

Vlen të kujtojmë se El Mayo dhe Joaquin Guzman Lopez u arrestuan në muajin korrik të këtij viti dhe veprimi i policisë amerikane i ngjante një skenari filmi.

Përkatësisht, FBI-ja ka rënë në kontakt me Guzman Lopez, i cili ka vendosur të dorëzohet dhe si “shpërblim” të veçantë ka vendosur të sjellë pranë autoriteteve amerikane liderin e kartelit Sinaloa, El Maya.

Djali i El Chapo pretendon se ai e ftoi Zambadën në një udhëtim me helikopter për të parë pronat në veri të Mexima, shkruan elpais.

Megjithatë, aeroplani u drejtua në jug të SHBA-së, domethënë në qytetin El Paso. Aty po prisnin agjentët e FBI-së dhe i morën të dy në paraburgim. Ovidio Guzman u arrestua në vitin 2023, një vit e gjysmë para arrestimit të vëllait të tij.

El Chapo, babai i tyre dhe ish-udhëheqësi i kartelit Sinaloa, i cili ishte në atë pozicion përpara El Mayo, është në SHBA duke vuajtur një dënim të përjetshëm për krime të shumta të lidhura me drogën.

Vlen gjithashtu të theksohet se El Mayo pretendon se ai ishte “rrëmbyer me forcë” përpara se të dërgohej në SHBA, kjo është arsyeja pse autoritetet meksikane hapën një hetim kundër grupit “Los Chapitos”, një sektor i kartelit Sinaloa të udhëhequr zyrtarisht nga Vëllezërit Guzman Lopez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat