Uragani ‘Oscar’ paralizon Kubën, të paktën 6 viktima dhe 10 milion banorë pa energji

Amerika

Uragani ‘Oscar’ paralizon Kubën, të paktën 6 viktima dhe 10 milion banorë pa energji

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Shira të dendura ranë në mbarë Kubën teksa stuhia tropikale “Oskar” zbarkoi si një uragan i kategorisë së parë. Kryeqyteti Havana është paralizuar nga balckout-e masive, që kanë lënë 10 milionë banorë pa elektricitet dhe disa të vdekur.

“Unë nuk do të rrezikoja të blija ushqime, pasi gjithçka është e prishur. Nuk funksionojnë kartat, nuk funksionojnë bankat, nuk ka asgjë. Vendi është i paralizuar”, thotë një grua.

Mungesa e energjisë shkaktoi trazira. Kuba ndodhet në mes të një krize ekonomike dhe shumë njerëz vuajnë nga mungesa e ushqimit, ujit, medikamenteve dhe karburanteve. Për pasojë, në vend u verifikuan protesta.

“Ne duam ta bëjmë të qartë se revolucioni nuk do t’i tolerojë kurrë këto sjellje dhe se gjithçka do të ndiqet dhe procedohet sipas ligjeve revolucionare të vendit”, shprehet Miguel Díaz-Canel, president i Kubës.

Qeveria kubane ka një tolerancë fare të ulët për mosbindjen civile dhe presidenti Migel Diaz Kanel paralajmëroi protestuesit se nuk do të lejojë akte vandalizmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat