​SHBA vendos avionë F-16 në Lindjen e Mesme mes tensioneve në rritje

Amerika

​SHBA vendos avionë F-16 në Lindjen e Mesme mes tensioneve në rritje

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 21:43
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të premten dislokuan një skuadrilje avionësh luftarakë F-16 në Lindjen e Mesme mes pritjeve në rritje për një sulm izraelit ndaj Iranit, njoftoi të premten Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM).

“F-16 të Forcave Ajrore të SHBA-së nga skuadrilja e 480-të luftarake me bazë në bazën ajrore Spangdahlem, Gjermani, mbërrijnë në zonën e përgjegjësisë të Komandës Qendrore të SHBA-së”, tha CENTCOM në një deklaratë.

CENTCOM nuk specifikoi rolin e synuar operacional të F-16-ve, por theksoi misionin e tyre për të përforcuar praninë e SHBA-së në rajon.

Dislokimi vjen ndërsa tensionet rajonale rriten pasi Izraeli pritet të hakmerret kundër Iranit pas një sulmi me raketa balistike në shkallë të gjerë ndaj Izraelit më 1 tetor.

Irani tha se e kreu sulmin si hakmarrje për vrasjen e ish-liderit politik të Hamasit në Teheran në korrik dhe vrasjes së Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në Bejrut muajin e kaluar.

Gati 200 raketa u hodhën në breshëri, të cilat goditën disa lokacione në Izrael, duke përfshirë një strukturë ushtarake, por nuk rezultuan me viktima.

Shkëmbimet e zjarrit midis Tel Avivit dhe Teheranit janë përshkallëzuar këtë vit pasi Izraeli bombardoi Ambasadën e Iranit në Siri më 1 prill, duke vrarë zyrtarë të lartë ushtarakë. Irani iu përgjigj sulmit dy javë më vonë duke lëshuar qindra dronë dhe raketa balistike në Izrael. /AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat