Sulmi ndaj objektivave ushtarake në Iran, reagon SHBA: Izraeli po vetëmbrohet, përgjigje për raketat balistike të 1 tetorit

Amerika

Sulmi ndaj objektivave ushtarake në Iran, reagon SHBA: Izraeli po vetëmbrohet, përgjigje për raketat balistike të 1 tetorit

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Shtëpia e Bardhë thotë se e kupton që Izraeli po kryen sulmet në Iran si një “ushtrim vetëmbrojtjeje”.

“Ne e kuptojmë se Izraeli po kryen sulme kundër objektivave ushtarake në Iran si një ushtrim vetëmbrojtjeje dhe në përgjigje të sulmit me raketa balistike të Iranit kundër Izraelit më 1 tetor”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për partnerin e lajmeve të BBC-së, CBS.

Disa shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytetin e Iranit, Teheran dhe në qytetin e afërt Karaj herët të shtunën, thanë media zyrtare iraniane, duke shtuar se shkaku ishte i panjohur.

Televizioni shtetëror i Iranit tha se disa shpërthime të forta u dëgjuan rreth kryeqytetit, por nuk kishte asnjë koment zyrtar në lidhje me burimin e shpërthimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat