Stafi i gazetës “The Washington Post” ka shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit që mos të mbështetet asnjë kandidatët për president.
Sindikata e stafit të gazetës ka lëshuar një deklaratë ku shpreh “shqetësimin e thellë” për këtë vendim, veçanërisht duke marrë parasysh se “roli i bordit editorial” përfshin dhe mbështetjen e kandidatëve për t’i udhëhequr lexuesit, shkruan skynews.
Deklarata vë në dukje gjithashtu se fakti që lajmi rreth vendimit për të mos mbështetur kandidatë erdhi nga drejtori ekzekutiv i gazetës dhe jo nga redaktori, ata po “shqetësohen me faktin se menaxhmenti ka ndërhyrë në punën e anëtarëve në redaksi”.
Sipas gazetarëve të “The Washington Post”, vendimin për të mos e publikuar mbështetjen ndaj Kamala Harrisit e mori vetë pronari i gazetës, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.
“Vendimi për të mos publikuar u mor nga pronari i The Post, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos”, raportoi The Washington Post, duke cituar dy burime të njohura me situatën.
Sindikata e gazetës shprehet se ky vendim “dobëson punën e anëtarëve tanë [gazetarëve] në një kohë kur duhet të forcojmë besimin e lexuesve tanë, jo ta humbasim atë”.
Ndryshe, gazeta ka mbështetur gjithmonë një kandidat për president amerikan që nga viti 1992 ndërsa u themelua në vitin e largët të 1877.