Universiteti i Harvardit njihet si një ndër universitetet më prestigjioze në botë, e pikërisht sot, ky universitet shënon 388-vjetorin e themelimit.
I themeluar para gati afro katër shekujsh në Kembrixh, Harvardi është institucioni i parë amerikan i arsimit të lartë, që u themelua nga teologu protestant John Harvard.
Meqë themeluesi ishte teolog, në fillim qëllimi i këtij institucioni ishte edukimi dhe arsimimi i klerikëve. Në fillim ky institucion arsimor mbante emrin Kolegj, por në vitin 1639 e mori emrin Harvard, në nderim të themeluesit të tij i cili një pjesë të pasurisë dhe bibliotekën e tij të pasur ia fali këtij universiteti.
Kurse në vitin 1879 u themelua edhe kolegji për vajza, që u quajt edhe si “Ankes i Harvardit”.
E ndër shqiptarët e parë që studiuan në Harvard, konsiderohen të jenë Fan Noli e Kostandin Tashko.
Ndërsa sot, në këtë universitet studiojnë mijëra studentë nga e gjithë bota në studimet themelore, master e doktoratë. Aktualisht, Harvardi bën pjesë në një nga tetë universitetet prestigjioze të Ivy Leauge.