Kardiologu amerikan dënohet me 158 vjet burgim, joshi gratë në Tinder dhe Hinger – i drogoi dhe përdhunoi

Amerika

Kardiologu amerikan dënohet me 158 vjet burgim, joshi gratë në Tinder dhe Hinger – i drogoi dhe përdhunoi

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 17:17
Stephen Matthews

Një kardiolog në Denver është dënuar me 158 vjet burgim për drogimin dhe përdhunimin e disa grave të Kolorados, që ai takoi në aplikacionet e takimeve.

Gjyqtari dënoi 36-vjeçarin dhe ish-mjekun Stephen Matthews në seancën e tij të së premtes për joshjen e 10 grave në shtëpinë e tij në qytetin perëndimor në Denver, duke u hedhur drogw nw pijet e tyre dhe më pas përdhunoi tetë prej tyre midis 2019 dhe 2023, sipas CBS News.

“Dëshmitë në këtë rast janë dërrmuese. Ju e keni pakësuar këtë botë”, tha gjykatësi Eric Johnson, duke iu drejtuar drejtpërdrejt të dënuarit.

Viktimat e Matthews dhe familjet e tyre e pritën dënimin më të gjatë se përjetshëm me duartrokitje – ndërsa dhjetëra persona.

Një juri e dënoi Matthews në gusht për përdhunimin e grave, të cilat ai i takoi në aplikacione takimesh si Hinge dhe Tinder, shkruan CBS.

Shumë nga viktimat e Matthews thanë se mund të mbanin mend vetëm pjesë të asaj që ndodhi pasi kishin pirë pije me mjekun – ndërsa disa dëshmuan se kur u këndellën, e gjetën veten të zhveshur në shtrat me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat