Me afrimin e datës së zgjedhjeve presidenciale shtohen edhe tonet e fushatës elektorale. Nga shteti i Xhorxhias, Donald Trump ju përgjigj komenteve të Kamala Harris e cila e ka quajtur rivalin e saj nazist.
“Unë nuk jam nazist. Unë jam e kundërta e nazistit. Babai im më thoshte gjithmonë mos e përdor kurrë atë fjalë, mos e përdor fjalën nazist. Është e pabesueshme, mënyra se si flasin është kaq e neveritshme dhe është thjesht e tmerrshme.”
Kandidatja demokrate shfrytëzoi rrëfimin e ish-ndihmësit të Trumpit kur ishte president, John Kelly i cili në një intervistë për gazetën The New York Times dhe revistën The Atlantic zbuloi se ish-presidenti kishte thënë se Adolf Hitler kishte bërë disa gjëra të mira.
Ndërkohë, më shumë se 47 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet në SHBA të cilat në ditët e funidt janë shoqëruar me momente tensioni.
Ka patur një seri akuzash ndaj qendrave të votimit në Uashington dhe Oregon. Sulmet e reja pasojnë ngjarjen e javës së kaluar në një kuti postare me fletë votimi në Feniks të Arizonës, në jugperëndim të vendit. Zyrtarët atje arrestuan një të dyshuar për vënien e zjarrit që çoi në dëmtimin e rreth 20 fletë votimi.