Donald Trump mbajti një tubim në Atlanta, ku gjersa u kërkoi njerëzve të votonin, tha se kishte “humbur shumë para” në fushatë dhe këmbënguli se “nuk ishte nazist”.
Ish-presidenti u tha mbështetësve se kishte “humbur miliarda” në luftën për t’u bërë president, por se nuk i interesonte sepse do “ta bënte vendin përsëri të madh”.
Duke iu drejtuar turmave, ai iu kundërpërgjigj krahasimeve se ai ose mbështetësit e tij ishin nazistë.
“Unë nuk jam nazist. Unë jam e kundërta e nazizmit”, tha ai, shkruan skynews.
Tubimi i së dielës në mbrëmje në Madison Square Garden tërhoqi kritika të gjera nga kundërshtarët për komente të vrazhda dhe raciste nga disa folës. Disa e krahasuan ngjarjen me një tubim nazist të vitit 1939 në të njëjtin vend.
Ndryshe, Trump është në garë për president të SHBA-së gjersa kundërshtar e ka kandidaten demokrate, Kamala Harris.
Zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor (e martë).