Donald Trump ka mbajtur një konferencë për media në rezidencën personale në Florida, Mar-a-Lago.
Ish-presidenti amerikan deklaroi se vendi është në një gjendje të keqe, por se do ta “rregullojë shumë shpejt” nëse fiton zgjedhjet presidenciale.
Ai iu rikthye çështjes së emigracionit, duke thënë se “po kërkojmë” që çdo emigrant i paligjshëm që vret një qytetar amerikan ose një oficer të rendit, duhet të përballet automatikisht me dënimin me vdekje, shkruan skynews.
“Sot po njoftoj, për herë të parë nën administrimin tim, se do të sekuestrojmë asetet e bandave kriminale dhe karteleve të drogës. Këto pasuri do të derdhen në një fond kompensimi për “viktimat e krimit të migrantëve”, shton 78-vjeçari.
Republikani nuk ofroi asnjë detaj të mëtejmë rreth nismës dhe nisi një sërë akuzash në drejtim të kandidates demokrate, Kamala Harris.
Trump pohoi se “shumë thjesht, Harris nuk është e aftë të jetë presidentja juaj”.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor (e martë).