Një shpërthim në një fabrikë çeliku në shtetin qendror të Meksikës, Tlaxcala, ka lënë të vdekur të paktën 12 persona, tha një zyrtar lokal të mërkurën.
“Mjerisht, 12 punëtorë humbën jetën dhe një tjetër u plagos dhe është shtruar në spital”, njoftoi kreu i forcës shtetërore të mbrojtjes civile.
Nieto tha se aksidenti ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit në një kullë të kompleksit Aceros Simec, i vendosur në një zonë industriale.
“Çeliku bëri kontakt me ujin dhe kjo shkaktoi shpërthimin”, tha zyrtari, ndërsa shtoi se autoritetet ende nuk e kanë përcaktuar zinxhirin e ngjarjeve.
Ai deklaroi se personeli i mbrojtjes civile, zjarrfikësit dhe hetuesit ishin në vendngjarje për të ndihmuar të prekurit, për të hetuar shkakun e shpërthimit dhe për të parandaluar çdo shpërthim të mëtejshëm.