Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, fansat e serialit të animuar të njohur “The Simpsons” po pyesin nëse filmi ikonë vizatimor i ka parashikuar tashmë rezultatet e asaj gare presidenciale.
“The Simpsons”, seriali më i gjatë i animuar në histori kanë parashikuar inteligjencën artificiale, kandidaturën e Donald Trumpit për presidencën amerikane, Ebolën, Lady Gaga në Super Bowl, luftën në Siri, krizën ekonomike në Greqi, shpikjen e orëve inteligjente, blerjen nga Disney të 20th Century Fox dhe disa të tjera.
Episodi i transmetuar më 19 mars 2000, mund të ketë parashikuar rezultatet e zgjedhjeve të 5 nëntorit.
Në episod, Lisa bëhet presidente dhe kryesisht vesh një kostum vjollcë dhe perla, të ngjashme me veshjen e Kamala Harris për inaugurimin e Joe Bidenit si president.
“The Simpsons” parashikon që Kamala Harris të jetë presidente.