Donald Trump ka vazhduar me fushatën elektorale në shtetin e Michiganit, njëri prej shtatë shteteve që mund të vendos për fituesin e zgjedhjeve presidenciale.
Kandidati republikan pretendoi, pa paraqitur prova, se amerikanët po shfrytëzohen nga aleatët e saj në mbarë botën.
“Po përfitojnë të gjithë vendet anembanë botës”, tha 78-vjeçari para mbështetësve në një miting në Warren gjersa shtoi “përfshirë edhe aleatët tanë”.
“Në shumë raste, aleatët tanë janë më të këqij se të ashtuquajturit armiqtë tanë”, shtoi ai, shkruan newsweek.
Theksojmë se 78-vjeçari ka kritikuar disa herë anëtarët e aleancës më të fuqishme ushtarake NATO se nuk po kontribuojmë sesa duhet duke mos përmbush kriterin e 2 për qindshit, gjegjësisht shpenzimit të buxhetit për ushtrinë.
Ndryshe, Trump është kritikuar për ‘miqësinë’ me disa prej diktatorëve të botës si presidenti rus, Vladimir Putin, i cili urdhëroi pushtimin e shtetit ukrainas në vitin 2022.