Historiani për Trump: Kemi të bëjmë me një fashist të mundshëm

Amerika

Historiani për Trump: Kemi të bëjmë me një fashist të mundshëm

Nga: Sh.Ramabaja Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 17:24
Donald Trump

Historiani Federico Finchelstein është specializuar në lëmine e ekstremizmit dhe fashizmit. Në kërkimet e tij  ka analizuar fushatën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Së fundmi ai botoi librin “The Wannabe Fashists – A Guide to Understanding the Great Threat to Democracy”.

Kandidati republikan për president Donald Trump filloi si një populist dhe më pas u bë gjithnjë e më ekstrem, thotë Finchelstein në një intervistë. Historiani shpjegon edhe arsyen pse kjo bën jehonë tek shumë votues.

Sa ekstremist është Trump?

“Ai mishëron një version ekstrem të populizmit që i afrohet fashizmit”, thotë Finchelstein. Historiani përcakton katër elementë kyç të fashizmit: dhunën politike, propagandën dhe dezinformimin, ksenofobinë dhe udhëheqjen diktatoriale. Këto karakteristika mund të jenë të pranishme në populizëm, por janë shumë më të theksuara në fashizëm, me Adolf Hitlerin që përfaqëson rastin më ekstrem, thotë historiani njujorkez. "Historia nuk përsëritet, por është një shenjë paralajmëruese se ne madje po e shqyrtojmë këtë pyetje. Ekziston rreziku që Trump të bëhet realisht aq autoritar sa vetë dëshiron."

Pse Trump zgjidhet nga qytetarët amerikanë?

"Ka shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara që janë të pakënaqur me ekonominë, ose ndryshimet nëpër të cilat po kalon vendi. Dhe ndonjëherë një kombinim i ankesave i shtyn njerëzit të votojnë për një politikan autoritar," thotë Finchelstein, i cili është në New School për Social Research operon në Nju Jork. Votuesit e tij anashkaluan faktin se Trump po ofronte thjesht truke magjike, për të zgjidhur problemet reale - dhe se ai "e konsideron vullnetin e tij më të rëndësishëm se realiteti".

A janë pasuesit e tij ekstremistë?

Një problem i madh është se votuesit kryesorë të Trump tani me sa duket janë mësuar me retorikën e tij ekstremiste të krahut të djathtë, thotë Finchelstein. “Problemi i vërtetë është mënyra se si ky ekstremizëm normalizohet në shoqëri, shpesh në media, por në fund edhe tek votuesit”, thotë historiani. "Kjo i përkiste kabinetit politik të helmuar, që tash konsiderohej se i takonte së kaluarës , por tani befas nuk është më rasti si i kaluar." Publiku ka të bëjë me një kandidat që po planifikon dëbime masive sepse, sipas tij, emigrantët sjellin "gjene të këqija" në vend. "Kjo është padyshim ekstreme."

Sa larg do të shkonte Trump nëse do ti fitonte zgjedhjet?

"Kemi të bëjmë me një fashist të mundshëm. Por pyetja mbetet se deri në çfarë mase ai do të jetë në gjendje të bëjë të gjitha gjërat që premton se do ti bënte," thotë Finchelstein. Fakti që rezultati i zgjedhjeve do të jetë i afërt, është "rezultat i krizës së demokracisë amerikane". Historiani tregon shembullin e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, i cili pas humbjes së tij zgjedhore në vendin e tij në vitin 2022, nisi një skenar të ngjashëm me atë të Trump në SHBA në 2020.

Bolsonaro u shpall fajtor për shpërdorim detyre pas tentativës për grusht shteti në janar 2023. Sistemi i drejtësisë braziliane i privoi ish-presidentit ekstremist të djathtë nga të drejtat e tij politike për tetë vjet, që do të thotë se ai nuk mund të kandidojë më për postin. Trump, nga ana tjetër, është akuzuar, por nuk është dënuar në lidhje me ngjarjet e 6 janarit 2021, kur mbështetësit e tij fanatikë sulmuan Kapitolin në Uashington – dhe për çudinë e të gjithëve ai mund të kandidojë i papenguar.

"Siç shihet ose sistemi i drejtësisë nuk funksionoi këtu, ose ishte shumë vonë. Si mund të ndodhë që dikush me kaq shumë probleme ligjore, të lejohet të kandidojë për postin e presidentit, pyet Fichelstein?" "Kryengritja e 6 janarit ishte teknikisht një grusht shteti (i tentativës). Megjithatë, pyetja është se sa shpesh u përshkrua si e tillë."

/Burimi: ntv.de, John Biers, AFP, Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat