“5 nëntori do të jetë Dita e Çlirimit në Amerikë”, Trump: Ditën e parë në zyrë do të nis dëbimin e kriminelëve!

Amerika

“5 nëntori do të jetë Dita e Çlirimit në Amerikë”, Trump: Ditën e parë në zyrë do të nis dëbimin e kriminelëve!

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 22:11
Republikani Donald Trump

Republikani Donald Trump ka nisur takimin e tij të dytë elektoral në ditën e fundit para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, duke u ndalur në Pensilvani pas më herët vizitoi Karolinën e Veriut.

Fjalimi i tij i deritanishëm është fokusuar në retorikën e tij se emigrantët e paligjshëm janë të rrezikshëm dhe se ai do t’i dëbojë ata, nëse zgjidhet.

5 Nëntori 2024 do të jetë Dita e Çlirimit në Amerikë. Në ditën e parë, unë do të nis programin më të madh të dëbimit të kriminelëve në historinë amerikane. Ne do t’i nxjerrim jashtë”, u shpreh Trump.

Pas Pensilvanisë Trump do të ndalet në Pittsburgh, pastaj në Grand Rapids, Michigan për paraqitjen e tij të fundit të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat