Dhuratat prej një milion dollarësh të Musk mund të vazhdojnë, thotë gjykatësi i Pensilvanisë

Amerika

Dhuratat prej një milion dollarësh të Musk mund të vazhdojnë, thotë gjykatësi i Pensilvanisë

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 23:50
Elon Musk

Dhuratat prej një milion dollarësh të Elon Musk mund të vazhdojnë deri në zgjedhjet presidenciale të nesërme, ka vendosur një gjykatës në Pensilvani, shkruan Sky News.

Në një padi Musk akuzohej për operim të një lotarie të paligjshme, dhe përpjekje për të ndikuar tek votuesit në zgjedhjet presidenciale mes Kamala Harris dhe Donald Trump.

Miliarderi kontrovers premtoi se do të jepte një milion dollarë çdo ditë për votuesit e regjistruar në shtetet e luhatshme, që kanë nënshkruar peticionin e tij për lirinë e fjalës në internet dhe të drejtat e armëve.

Një milion dollarët e parë iu dhanë një burri të quajtur John Dreher, gjatë një fushate në Pensilvani më 19 tetor.

Prokurori i qarkut të Filadelfias, Larry Krasner, e kishte quajtur lotarinë një mashtrim që shkel ligjin zgjedhor të shtetit dhe kërkoi që të mbyllej.

Fituesit e lotarisë nuk fituan rastësisht, por në vend të kësaj janë paguar, thanë avokatët e Musk sot në gjykatë.

Avokati i Musk, Chris Gober, tha se dy përfituesit e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale të së martës, do të jenë në Arizona të hënën dhe Michigan të martën.

“Përfituesit e një milion dollarëve nuk janë zgjedhur rastësisht. Ne e dimë saktësisht se kush do të shpallet si marrësi i një milion dollarëve sot dhe nesër”, shtoi Gober. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat