E para e sigurisë kibernetike thotë se dezinformimi nuk ka ndikuar në zgjedhje

Amerika

E para e sigurisë kibernetike thotë se dezinformimi nuk ka ndikuar në zgjedhje

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 00:16
Një zyrtare e lartë e departamentit të luftimit të krimeve kibernetike në SHBA

Një zyrtare e lartë e departamentit të luftimit të krimeve kibernetike në SHBA, thotë se ky cikël zgjedhor ka parë një “sasi të paparë dezinformimi”.

Kjo përfshin gënjeshtra “të shitura në mënyrë agresive dhe të përforcuara nga kundërshtarët tanë të huaj në një shkallë më të madhe se kurrë më parë”, tha ajo.

Jen Easterly, kreu i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA), tha se amerikanët i janë nënshtruar, dhe vazhdojnë t’i nënshtrohen, “një furre dezinformimi”.

Pavarësisht rritjes, Easterly tha se departamenti i saj nuk kishte parë asnjë provë të ndonjë aktiviteti “që ka potencialin të ndikojë materialisht në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale”.

Javët e fundit, ka pasur një rritje të postimeve në mediat sociale që përhapin përmbajtje të fabrikuara lidhur me zgjedhjet që pretendohet se vijnë nga mediat kryesore të lajmeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat